03.11.2026
Bota

Dorëheqje në BBC pas skandalit të fjalimit të Trumpit

Drejtori i Përgjithshëm i BBC-së, Tim Davie, dhe CEO Deborah Turness dhanë dorëheqjen pas kritikave për mënyrën se si u montua një fjalim i Donald Trump në dokumentarin “Panorama”.

Publiku dhe mediat britanike akuzuan BBC-në se kishte manipuluar fjalimin e 6 janarit 2021, duke hequr pjesën ku Trump u bënte thirrje mbështetësve të protestonin paqësisht. Pas presionit publik, të dy drejtuesit dhanë dorëheqjen të dielën.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.