03.11.2026
Rajoni

Hill mbron Thaçin në Hagë

Në Hagë, diplomati amerikan Christopher Hill përfundoi të martën ditën e dytë të dëshmisë së tij në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Hill, që gjatë luftës së viteve 1998–99 ishte i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Kosovën, tha se nuk kishte dëgjuar kurrë që Thaçi të kishte urdhëruar aktivitete të paligjshme.

“Nuk kam arsye të besoj diçka të tillë,” – deklaroi ai, duke shtuar se e ndjeu si detyrim të tregonte çfarë dinte për atë periudhë.

Diplomati amerikan tha gjithashtu se nuk është i sigurt nëse Thaçi ka qenë ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi emri i tij nuk ishte përmendur deri vonë gjatë vitit 1998.

Hill kujtoi se gjatë takimeve me përfaqësues të UÇK-së ishte folur vetëm për negociatat e Rambujesë, jo për arrestime apo ndalime të njerëzve.

Dëshmia e tij pritet të peshojë në vlerësimin përfundimtar të gjykatës në Hagë.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.