
Kombëtarja shqiptare luan sonte në orën 20:45 në Andorë, një ndeshje që mund të mbajë gjallë shpresat për play-off në kualifikueset e Botërorit 2026.
Skuadra e Silvinjos ka udhëtuar me 25 futbollistë për dy sfidat e fundit të grupit: atë që zhvillohet sonte ndaj Andorrës dhe ndeshjen me Anglinë të shtunën në Tiranë. Trajneri ka kërkuar qetësi dhe përqendrim, duke i cilësuar këto dy takime vendimtare për fundin e këtij edicioni.
Përballja në Andorë do të gjykohet nga një trupë rumune me në krye Horatiu Fesnic, ndërsa sistemi VAR do të drejtohet po ashtu nga arbitra rumunë.
Shqipëria është aktualisht e dyta në grup me 11 pikë. Një fitore sonte, e shoqëruar me një humbje të Serbisë në Londër ndaj Anglisë, do ta çonte Kombëtaren në play-off.
Sfida e fundit e kuqezinjve në këto kualifikuese luhet më 16 nëntor, në orën 18:00, në “Air Albania”.