
Një debat ka nisur në Sllovaki, pasi email-e të reja nga “Dosjet Epstein” përmendin diplomatin Miroslav Lajçak, ish-ministër i jashtëm dhe ish-përfaqësues i BE-së për dialogun Kosovë–Serbi.
Në mesazhe të viteve 2018 dhe 2019, Jeffrey Epstein i referohet Lajçakut si figurë me ndikim ndërkombëtar dhe në një rast e përshkruan si mik personal. Në një email tjetër thotë se “Miro po vjen në Palm Beach për të hartuar strategji”, duke sugjeruar njohje të drejtpërdrejtë.
Mediat sllovake theksojnë se dokumentet nuk ofrojnë prova për përfshirjen e Lajçakut në veprimtarinë kriminale të Epstein, por tregojnë se Epstein e shihte atë si kontakt të vlefshëm diplomatik.
Email-et përfshijnë edhe komente të Epstein për politikën e Sllovakisë, nga dorëheqja e Robert Ficos deri te zgjedhja e presidentes ?aputová.
As Lajçak dhe as Ministria e Jashtme nuk kanë komentuar.