03.11.2026
Rajoni

Kosova voton sot Qeverinë Konjufca, opozita paralajmëron bojkot

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në dy seanca plenare, me vëmendjen kryesore tek votimi i qeverisë së propozuar nga Glauk Konjufca.

Seanca e parë nis në orën 11:00 dhe ka në rend dite disa marrëveshje ndërkombëtare dhe buxhete komunale. Por LDK, PDK, AAK dhe NISMA kanë paralajmëruar bojkot, duke e cilësuar mbledhjen të thirrur me urgjencë dhe pa konsultime me opozitën.

Seanca e dytë, e planifikuar për në orën 14:00, do të jetë vendimtare: deputetët pritet të votojnë Qeverinë Konjufca.

Konjufca, nga Lëvizja Vetëvendosje, u mandatua më 4 nëntor nga presidentja Vjosa Osmani për të formuar kabinetin e ri. Ai kërkon mbështetjen e Kuvendit për të shmangur zgjedhjet e parakohshme në dhjetor, por partitë opozitare kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin dhe mbeten pro rikthimit në votime.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.