03.11.2026
Rajoni

Serbia arreston ish-ushtarin e UÇK-së; Kosova kërkon reagim ndërkombëtar

Serbia ka arrestuar Avni Qenajn, ish-pjesëtar i brigadës 138 “Agim Ramadani”, konfirmoi Organizata e Veteranëve të UÇK-së. Sipas saj, Qenaj u ndalua pasi policia serbe i gjeti kartelën e veteranit gjatë kontrollit.

MPB-ja e Serbisë e akuzon për organizim dhe nxitje të krimeve të luftës. Atij i është caktuar ndalim 48-orësh.

Kosova ka kërkuar informacion zyrtar për arrestimin dhe ka njoftuar BE-në dhe vendet e QUINT-it, duke bërë thirrje për angazhim ndërkombëtar dhe ndaljen e praktikave të Serbisë ndaj qytetarëve kosovarë.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.