
Papa Leoni XIV, në vizitën e tij zyrtare në Turqi, u ndal sot në Xhaminë Blu të Stambollit, ku u prit nga kreu i Diyanet-it, Safi Arpagus.
Ashtu si paraardhësit e tij, edhe ai hoqi këpucët në respekt të traditës së xhamisë Sultan Ahmet, një nga faltoret më të njohura të qytetit, e ndërtuar në fillim të shekullit XVII dhe e famshme për qeramikat e saj blu dhe gjashtë minaret.
Pas lutjes, Ati i Shenjtë do të vizitojë Kishën ortodokse Mor Ephrem për një takim me udhëheqësit e komuniteteve të krishtera.
Më vonë, në Kishën Patriarkale të Shën Gjergjit, Papa Leoni do të marrë pjesë në doksologji dhe do të nënshkruajë një deklaratë të përbashkët me Patriarkun Bartolomeu I. Vizita e ditës mbyllet me meshën në Volkswagen Arena.