
Partizani ka gjetur stabilitet pas largimit të trajnerit Milinkoviç dhe ardhjes së Oltijon Kërnajës. Skuadra nuk humbet prej katër javësh dhe në dy ndeshjet e fundit ka marrë barazime të vlefshme kundër Vllaznisë dhe Elbasanit, kryesuesit e kampionatit.
Të kuqtë shfaqin më shumë disiplinë dhe krijojnë raste, edhe pse vazhdojnë të vuajnë në finalizim. Me shumë lojtarë të dëmtuar, ekipi po tregon se ka kualitet për të synuar zonën “Final 4”.
Partizani luan tani me Bylisin në kryeqytet dhe më pas përballet me Tiranën në derbi, dy ndeshje që mund ta afrojnë me kreun.