
Nga janari, Kosova rrit pagën minimale në 425 euro bruto, nga 350 që është sot. Masa prek rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat. Faza e dytë hyn në fuqi më 1 korrik, kur paga minimale do të ngjitet në 500 euro bruto.
Vendimi, i marrë nga qeveria më 31 tetor, argumentohet me rritjen e kostos së jetesës dhe inflacionin e viteve të fundit. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, rikujtoi se paga minimale ka qenë për shumë vite më e ulëta në Evropë dhe se rritja synon të forcojë fuqinë blerëse dhe formalizimin e tregut të punës.