
Pas dy ditësh debat, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi Buxhetin 2026 me 71 vota pro dhe 14 kundër. Plani financiar kap rreth 6,7 miliardë euro dhe parashikon rritje ekonomike prej 3,8 për qind dhe inflacion 2,5 për qind.
Të ardhurat pritet të arrijnë 6,1 miliardë euro, shpenzimet 6,7 miliardë, ndërsa deficiti llogaritet në 633 milionë euro, rreth 3,5 për qind të PBB-së.
Shumica tha se buxheti garanton mbështetje për bizneset, rritje të qëndrueshme të pensioneve dhe investime të mëdha në infrastrukturë — nga rrugët te shkollat dhe çerdhet.
Opozita e kundërshtoi projektin, duke e quajtur joreal dhe politik. Ajo kritikoi vonesat në pagesat sociale, programin “TVSH-ja ime” dhe theksoi se vendi vijon të ketë pagat më të ulëta në rajon.