03.11.2026
Ekonomi

Bonus fundviti për personat me aftësi të kufizuara dhe familjet në ndihmë

Qeveria miratoi të hënën rishikimin e katërt të buxhetit 2025, duke akorduar shpërblim fundviti 15 mijë lekë për personat me aftësi të kufizuara dhe familjet me ndihmë ekonomike.

Këto kategori ishin përjashtuar nga raundi i bonusit të tetorit për pensionistët.

Ministri i Financave Petrit Malaj tha se nga kjo masë përfitojnë 148 mijë persona me kosto totale 2.2 miliardë lekë.

Fondet e papërdorura të institucioneve shtetërore, në vlerë 150 milionë euro, do të kalojnë në llogarinë e Bankës së Shqipërisë për mbështetjen e reformës së pensioneve.

Rishikimi parashikon edhe 2 miliardë lekë shtesë për skemat mbështetëse të fermerëve dhe 1.2 miliardë lekë për pushtetin vendor për shlyerjen e borxheve që mbulojnë 40% të detyrimeve.

Ndryshimet u miratuan me akt normativ.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.