
Kosova është pajisur me sistemin kundërtank Panzerfaust 3, i ofruar nga Gjermania në kuadër të bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Autoritetet kosovare bëjnë të ditur se pajisjet do të përdoren për qëllime mbrojtëse dhe trajnim, si pjesë e procesit të modernizimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Furnizimi synon rritjen e kapaciteteve operacionale dhe përgatitjen e personelit sipas standardeve euroatlantike.
Panzerfaust 3 është një sistem portativ kundërtank, i përdorur nga disa ushtri evropiane, i njohur për precizion të lartë dhe efektivitet kundër mjeteve të blinduara.
Bashkëpunimi me Gjermaninë përfshin gjithashtu trajnime, këshillim profesional dhe asistencë teknike. Berlini mbetet një nga partnerët kryesorë të Prishtinës në procesin e transformimit të FSK-së në një forcë moderne dhe funksionale.