03.11.2026
Turizëm

“Saga”: Shqipëria, mes destinacioneve më të mira për 2026

Revista britanike e udhëtimeve “Saga” ka renditur Shqipërinë ndër shtatë destinacionet më të mira për pushime në vitin 2026, duke veçuar plazhet e pazbuluara, ujërat bruz dhe çmimet e përballueshme.

Ekspertët e udhëtimit e krahasojnë Shqipërinë me Kroacinë, por me kosto dukshëm më të ulëta. Në fokus janë Ksamilit, Berati dhe Tirana, si destinacione që kombinojnë natyrën, historinë dhe jetën urbane.

Sipas “Saga”, rritja e shpejtë e interesit turistik e bën vitin 2026 një moment të përshtatshëm për ta vizituar vendin, përpara se të përfshihet nga turizmi masiv.

Në listën e destinacioneve për 2026 përfshihen: Shqipëria, Japonia, India, Afrika e Jugut, Kosta Rika, Uzbekistani dhe Italia.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.