03.11.2026
Rajoni

Vetëvendosje kryeson bindshëm në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës publikoi në orën 07:24 përditësimin e fundit të rezultateve, me 900,330 vota të numëruara nga 1,999,204 gjithsej, ose 45.03%. Përpunimi i vendvotimeve ka arritur në 99.26%.

Sipas rezultateve paraprake, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 429,979 vota, që përbëjnë 49.30% të totalit të votave të numëruara. Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 183,258 vota ose 21.01%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës mban vendin e tretë me 118,490 vota, ose 13.59%.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 49,571 vota, që përkthehen në 5.68%, Lista Serbe ka marrë 41,335 vota, ose 4.74%, ndërsa Nisma Socialdemokrate 14,973 vota, ose 1.72%.

Procesi i numërimit pritet të vijojë në orët në vijim, ndërsa rezultatet përfundimtare do të konfirmohen pas përpunimit të plotë të të gjitha votave.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.