03.11.2026
Rajoni

Kosova pajiset me raketa antitank turke

Republika e Kosovës ka marrë dje një dërgesë të re të sistemeve raketore antitank OMTAS nga Turqia.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njoftoi se sistemi është kontraktuar në dhjetor 2023 me prodhuesin shtetëror turk Roketsan.

OMTAS është një sistem modern raketor antitank me rreze të mesme veprimi, i projektuar për të neutralizuar mjete të blinduara moderne, përfshirë tanke me mbrojtje reaktive dhe fortifikata ushtarake.

Sipas Maqedoncit, shtimi i këtyre sistemeve rrit fleksibilitetin operacional të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe mundëson mbulim më të gjerë të terreneve dhe skenarëve të kërcënimit.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.