
Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Božinovi?, të martën bëri thirrje për paqe dhe bashkëpunim në rajon, pas akuzave të presidentit serb Aleksandar Vu?i? se Kroacia, Kosova dhe Shqipëria po krijojnë një aleancë ushtarake kundër Serbisë.
Božinovi? tha se Kroacia ndjek një rrugë të qartë si anëtare e Bashkimit Evropian dhe se vepron në mënyrë transparente në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ai theksoi se, pavarësisht dallimeve, mesazhet e paqes dhe bashkëpunimit duhet të jenë ajo që bashkon vendet e rajonit.
Deklarata vjen pasi Vuçi?, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, e cilësoi bashkëpunimin mes Zagrebit, Tiranës dhe Prishtinës si “kërcënim serioz” për sigurinë dhe sovranitetin e Serbisë, duke përmendur edhe projekte të përbashkëta në fushën e mbrojtjes.
Në mars 2025, ministrat e Mbrojtjes të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nënshkruan një deklaratë për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje, me fokus sigurinë rajonale, luftimin e kërcënimeve hibride dhe rritjen e ndërveprueshmërisë.