03.11.2026
Rajoni

Bosnja gati për mision në Gaza

Presidenca e Bosnja dhe Hercegovina ka miratuar dje, në parim, angazhimin e Forcave të Armatosura të vendit në misionin e Forcave Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza.

Vendimi i hap rrugë ministrit të Mbrojtjes, Zukan Helez, që të njoftojë zyrtarisht partnerin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për gatishmërinë e Bosnjë e Hercegovinës për të dërguar trupa në këtë mision paqeruajtës.

Përpara dërgimit të kontingjentit, Këshilli i Ministrave është ngarkuar të përgatisë një vlerësim të arsyeshmërisë së pjesëmarrjes dhe t’ia paraqesë Presidencës, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

Misioni i Forcave Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza parashikohet të vendoset në fazën e dytë të marrëveshjes së paqes të iniciuar nga SHBA-ja. Faza e parë, armëpushimi, ka hyrë në fuqi në muajin tetor.

Angazhimi i mundshëm i Bosnjë e Hercegovinës shihet si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për stabilizimin e situatës dhe garantimin e sigurisë në Gaza.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.