02.11.2026
Kryesore

Rama ironizon kërkesat për dorëheqje: Dorëhiqu në 2030

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish ndaj protestave para Kryeministrisë, duke publikuar një mesazh ironik për kërkesën që ai të dorëhiqet.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndau mesazhin e një qytetari anonim, i cili i kërkon dorëheqjen, por duke renditur si arsye disa nga ato që qeveria i paraqet si arritje.

Në mesazh përmenden transformimet urbane dhe rurale, aeroportet, turizmi, rritja e pagave, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian dhe pozicioni ndërkombëtar i Shqipërisë.

Qytetari shkruan gjithashtu se qeverisja vuan nga “fodullëku” dhe nga ajo që ai e quan “shkenca e gjithologjisë”.

Rama e shoqëroi postimin me komentin se e mirëkupton dhe e pranon “përulësisht” kërkesën për dorëheqje.

Në fund të mesazhit thuhet: “Dorëhiqu… në 2030”.

Reagimi vjen ndërsa protestat para Kryeministrisë vijojnë prej 26 ditësh.

Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës, krijimin e një qeverie teknike dhe anulimin e disa ndryshimeve ligjore që lidhen me zonat e mbrojtura, trashëgiminë kulturore dhe investimet strategjike.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.