
Kryeministri Edi Rama u takua këtë të mërkurë në Gjermani me kryeministrin e landit Nordrhein-Westfalen, Hendrik Wüst, për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe teknologjik.
Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës zyrtare të Ramës në një nga rajonet më të fuqishme industriale të Gjermanisë.
Në fokus ishin investimet e huaja, teknologjia digjitale, arsimi profesional dhe procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Gjatë vizitës, Rama do të marrë pjesë edhe në “Ruhr Summit”, një nga aktivitetet kryesore europiane për inovacionin, sipërmarrjen dhe teknologjinë.
Kryeministri pritet të flasë në panelin “IA, Fuqia dhe Progresi: Rishikimi i Lidershipit për një Epokë të Re”.
Në këtë panel do të diskutohen sfidat dhe mundësitë që sjell inteligjenca artificiale në zhvillimin global.
Rama do të marrë pjesë edhe në një diskutim tjetër për inteligjencën artificiale, inovacionin, rregullimin dhe përgjegjësinë, së bashku me përfaqësues të sektorit të teknologjisë, biznesit dhe konsulencës ndërkombëtare.