Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Bashkimin Europian me tarifa të larta pasi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen propozoi që Kanadaja të marrë një status të ri si “anëtare e asociuar” e BE-së.
Trump tha se Uashingtoni mund të vendosë tarifa të rënda dhe kufizime tregtare nëse e konsideron këtë afrim si veprim armiqësor.
Propozimi i Brukselit synon të zgjerojë bashkëpunimin me Kanadanë në tregti, mbrojtje, energji, teknologji dhe mineralet kritike.
Statusi i propozuar nuk ekziston aktualisht në traktatet e BE-së dhe nuk do të ishte anëtarësim i plotë.