Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli, djemtë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, mbërritën mbrëmjen e së mërkurës në aeroportin e Prishtinës, ku u pritën nga qytetarë që brohorisnin “UÇK”.
Endrit Thaçi e quajti Gjykatën Speciale “gjykatë kriminale” dhe tha se pret që vendimi të ndryshojë në Apel. Klestor Veseli shprehu gjithashtu besimin se procesi i apelimit do të sjellë një rezultat tjetër.
Një ditë më parë, Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan Hashim Thaçin me 25 vjet burg, Jakup Krasniqin me 25 vjet, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet. Vendimi është i shkallës së parë dhe mund të apelohet.