28.09.2026
Politike

Ambasadorja e BE-së: Shqipëria është pranë, por puna vazhdon

Moreira de Sousa kërkoi vazhdimin e reformave, forcimin e institucioneve të pavarura dhe rezultate konkrete për qytetarët.

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, tha se Shqipëria ka avancuar ndjeshëm drejt anëtarësimit, por paralajmëroi se procesi bëhet më kërkues sa më pranë BE-së të jetë vendi.

Në Konferencën Ndërparlamentare në Tiranë, ajo veçoi sundimin e ligjit, institucionet gjyqësore, të drejtat e njeriut dhe reformat ekonomike.

Moreira de Sousa kërkoi vazhdimin e reformave dhe funksionimin e institucioneve të pavarura.

Ajo tha se përparimi duhet të matet edhe nga rezultatet që qytetarët ndiejnë drejtpërdrejt.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.