01.10.2026
Rajoni

Kosova hyn në tregtinë e lirë me Zvicrën, Norvegjinë, Islandën dhe Lihtenshtajnin

Marrëveshja me EFTA-n hyn sot në fuqi të plotë dhe ul barrierat për mallrat kosovare në katër tregje europiane.

Kosova nis nga sot tregtinë e lirë me katër vendet e EFTA-s: Zvicrën, Norvegjinë, Islandën dhe Lihtenshtajnin.

Marrëveshja hyn në zbatim të plotë më 1 tetor 2026 dhe parashikon uljen ose heqjen e barrierave tregtare për një pjesë të madhe të produkteve industriale dhe bujqësore të përpunuara.

Pakoja e parë e mallrave kosovare drejt tregut EFTA do të niset sot në orën 13:00 nga pika kufitare Dheu i Bardhë.

Marrëveshja përcakton edhe procedurat për origjinën e mallrave dhe deklarimet doganore që duhen për të përfituar trajtim preferencial.

Negociatat mes Kosovës dhe katër vendeve të EFTA-s nisën në qershor 2022 dhe përfunduan në shtator 2024.

Marrëveshja u nënshkrua më 22 janar 2025.

Ajo mbulon tregtinë e mallrave, rregullat teknike, kërkesat sanitare dhe fitosanitare, si dhe dispozita për mjedisin dhe standardet tregtare.

EFTA ka marrëveshje tregtie të lirë me më shumë se 40 vende jashtë organizatës. Kosova i bashkohet tani këtij rrjeti me synimin për të rritur eksportet dhe për t’u dhënë bizneseve qasje më të lehtë në katër tregje europiane.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.