09.10.2026
Ekonomi

Nafta me pakicë me çmim tavan 213 lekë, benzina 194 lekë për litër

Bordi i Transparencës caktoi çmimet maksimale nga ora 13:00 e 9 tetorit: 213 lekë për litër naftë dhe 194 lekë për benzinë.

Bordi i Transparencës caktoi çmimet maksimale të karburanteve që hyjnë në fuqi nga ora 13:00 e 9 tetorit. Një litër naftë nuk mund të shitet me më shumë se 213 lekë, ndërsa benzina me më shumë se 194 lekë.

Çmimi maksimal me shumicë u vendos në 201 lekë për litër për naftën dhe 182 lekë për benzinën. Këto tarifa do të zbatohen deri në mbledhjen e radhës së bordit.

Vendimi përcakton tavanin e lejuar të shitjes. Pikat e karburantit mund të ofrojnë çmime më të ulëta, ndërsa konsumatorët këshillohen të kontrollojnë çmimin e afishuar në stacion.

Burimi: RTSH.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.