Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, u bëri thirrje qeverisë dhe protestuesve që shqetësimet lidhur me protestat të trajtohen përmes dialogut. Ajo theksoi se dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike.
Në konferencën e së enjtes me kryeministrin Edi Rama, Moreira de Sousa tha se protestat paqësore janë e drejtë demokratike dhe se shqetësimet e qytetarëve duhet të dëgjohen.
Ajo kërkoi gjithashtu konsultime të mirëfillta për reformat dhe debat në Kuvend, duke nënvizuar përgjegjësinë e të gjitha forcave politike.
Për procesin e integrimit, ambasadorja tha se Shqipëria mbetet në rrugën e duhur për të përfunduar negociatat me BE-në në vitin 2027. Ajo theksoi se anëtarësimi nuk është vetëm një proces teknik dhe kërkon përfshirjen e gjithë shoqërisë.