Kryeministri Edi Rama pritet të prezantojë sot një platformë online, përmes së cilës qytetarët do të mund të diskutojnë drejtpërdrejt me të dhe me qeverinë.
Njoftimi u bë të enjten gjatë konferencës me ambasadoren e BE-së në Tiranë. Rama tha se tre grupe studentësh kishin kërkuar takime pa praninë e mediave, por ishin tërhequr pas kërcënimeve dhe presionit nga persona të tjerë. Ky është pretendimi i kryeministrit.
Sipas Ramës, platforma do t’u japë mundësi të shprehen edhe studentëve që nuk duan të marrin pjesë në protestat kundër qeverisë.
Kryeministri përsëriti se është i gatshëm të diskutojë kërkesat e studentëve, por nuk e pranon dorëheqjen si kusht për dialog.