BUDAPEST, 16 nëntor 2026 – Shqipëria fitoi 2-0 ndaj Bjellorusisë në Budapest të dielën dhe e mbylli Grupin C1 në vendin e parë me 15 pikë.
Rey Manaj shënoi në minutën e 28-të, ndërsa Elseid Hysaj dyfishoi rezultatin në të 57-ën, pas asistimit të Manajt.
Kuqezinjtë siguruan rikthimin në Ligën B të Ligës së Kombeve për edicionin e ardhshëm. Vendi i parë në grup e dërgon Shqipërinë në vazon e tretë për shortin e kualifikimeve të Euro 2028.