Policia ndërhyri të hënën në mbrëmje për të larguar protestuesit nga bulevardi para Kryeministrisë. Ndërhyrja u pasua nga shtyrje dhe përplasje mes policëve dhe pjesëmarrësve në tubim.
Protestuesit kundërshtuan urdhrin për t’u larguar nga rruga dhe thanë se tubimi ishte i ligjshëm. Disa prej tyre u shoqëruan nga policia.
Grupi vazhdoi marshimin drejt qendrës së Tiranës. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.