TIRANË, 16 nëntor 2026 – Luiza Gega dhe Fatjon Konomi fituan garat e plota në edicionin e dhjetë të Maratonës së Tiranës, të zhvilluar të dielën.
Gega e përfundoi garën për 2 orë, 35 minuta e 35 sekonda. Të dy fituesit u shpërblyen me nga 5 mijë euro.
Maratona mblodhi rreth 5,800 pjesëmarrës nga 40 vende, të cilët garuan në pesë kategori.