24.11.2026
Sociale

Gjykata shqyrton kërkesën e Veliajt për operacion

Gjykata e Posaçme pritet të shqyrtojë kërkesën e Erion Veliajt për operacion në një spital të zgjedhur prej tij.

TIRANË, 24 nëntor — Gjykata e Posaçme pritet të shqyrtojë sot kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t’iu nënshtruar një operacioni në këmbë në një spital të zgjedhur prej tij.

Veliaj refuzoi të hënën të operohej në Spitalin Memorial të Fierit, të caktuar nga Drejtoria e Burgjeve.

Avokati i tij, Plarent Ndreca, tha se të hënën nuk ishte lejuar të takonte klientin e tij në paraburgim.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.