UASHINGTON, 23 nëntor — Shtetet e Bashkuara vendosën të hënën sanksione ndaj dhjetëra personave dhe kompanive që dyshohet se ndihmojnë Iranin të shmangë kufizimet financiare ndërkombëtare.
Masat prekin edhe kompani që veprojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqi dhe Hong-Kong.
Departamenti amerikan i Thesarit tha se kishte identifikuar transaksione me vlerë afro 15 miliardë dollarë, të cilat mund të lidheshin me rrjetet financiare të fshehta të Iranit.