24.11.2026
Sport

Ndeshja Tirana–Skënderbeu luhet të premten

FSHF e ka spostuar për një ditë më herët ndeshjen e planifikuar fillimisht për të shtunën, me kërkesë të Policisë së Shtetit.

TIRANË, 23 nëntor — Federata Shqiptare e Futbollit ka ndryshuar datën e ndeshjes mes Tiranës dhe Skënderbeut, e planifikuar fillimisht për të shtunën, më 28 nëntor.

Takimi do të luhet të premten, më 27 nëntor, në orën 13:30, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

FSHF njoftoi se ndryshimi u bë me kërkesë të Policisë së Shtetit dhe për arsye sigurie.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.