BRUKSEL, 25 nëntor 2026 — Bashkimi Evropian u kërkoi Kosovës dhe Serbisë të zbatojnë marrëveshjet e arritura në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.
Në deklaratën e miratuar pas samitit me Ballkanin Perëndimor, BE-ja tha se mosmarrëveshjet mes Prishtinës dhe Beogradit vazhdojnë të pengojnë integrimin evropian të të dy vendeve.
Përparimi në normalizimin e marrëdhënieve mbetet kusht për përfitimin e fondeve nga Plani i Rritjes i BE-së.
Serbia nuk mori pjesë në samit.