FRANKFURT, 23 nëntor — Investimet e huaja direkte në Kosovë kanë kaluar për herë të parë një miliard euro, tha të hënën ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila.
Ministrja paraqiti mundësitë për investime në Kosovë gjatë një forumi ndërkombëtar në Frankfurt të Gjermanisë.
Ajo u bëri thirrje investitorëve të huaj të shqyrtojnë mundësitë që ofron vendi, përfshirë sektorin e energjisë së rinovueshme.