18.09.2026
Politike

KODI I RI PENAL GODET TERRORIZMIN DHE KRIMIN KIBERNETIK

Shqipëria po harton Kodin e Ri Penal për t’iu përgjigjur kërcënimeve moderne, me fokus te terrorizmi dhe krimet kibernetike.

Risitë përfshijnë kriminalizimin e financimit të udhëtimeve për qëllime terroriste, nxitjes publike për akte terrori dhe propagandës ekstremiste. Po ashtu, Kodi parashikon dënime për terrorizmin kibernetik dhe për çdo akt të kryer me mjete bërthamore.

Një kapitull i veçantë i dedikohet krimit kibernetik: hyrjet e paautorizuara në sisteme, përgjimi i të dhënave, fshirja ose dëmtimi i tyre, falsifikimi digjital dhe mashtrimet financiare online.

Për herë të parë parashikohen dënime për vjedhjen e identitetit digjital, ngacmimin elektronik, abuzimin me certifikatat e nënshkrimit elektronik dhe spam-in mashtrues.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.