04.11.2026
Rajoni

Gallup: Kosova e para në Evropë për siguri

Kosova është renditur e para në Evropë dhe e treta në botë në Indeksin për Ligj dhe Rend të raportit “Siguria Globale 2025” të organizatës amerikane Gallup. Vendi u vlerësua me 94 pikë nga 100 të mundshme.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se ky rezultat e bën Kosovën një nga vendet më të sigurta në botë dhe në dhjetëshen e parë për ndjenjën e sigurisë gjatë ecjes vetëm natën. Ai e cilësoi këtë si dëshmi të forcës së institucioneve dhe të të drejtave të qytetarëve.

Vit të kaluar Kosova kishte marrë 91 pikë në të njëjtin indeks.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.