18.09.2026
Politike

RAMA: POLITIKA JONË E JASHTME, 100% ME BE

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Slloveni se politika e jashtme e Shqipërisë është “100 për qind e harmonizuar” me atë të Bashkimit Evropian.

Nga Forumi Strategjik i Bledit, ku mori pjesë si i ftuar special, Rama tha se besnikëria e Shqipërisë ndaj Evropës nuk vihet kurrë në dyshim. Ai shtoi se sfida kryesore e BE-së nuk është vetë ekzistenca e saj, por drejtimi që do të marrë: më shumë integrim apo rrezik shpërbërjeje.

“Problemi është nëse Evropa do të shkojë drejt ‘shteteve të bashkuara’ apo do të copëzohet. Nuk ka alternativë tjetër veçse të bëhesh satelit i dikujt tjetër”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se Shqipëria synon të mbyllë negociatat e anëtarësimit deri në vitin 2027. Ai e cilësoi procesin jo vetëm politik, por edhe si një mjet për shtetndërtim.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.