18.09.2026
Sport

Shqipëria përballet me Letoninë në “Air Albania”

Në orën 20:45, kombëtarja shqiptare e drejtuar nga Sylvinho sfidon Letoninë në “Air Albania”, në një ndeshje që pritet të tregojë shumë mbi ambiciet e kuqezinjve në kualifikueset e Botërorit 2026.

Trajneri brazilian ka thuajse të qartë formacionin, me Strakoshën në portë dhe mbrojtjen e përbërë nga Hysaj, Mitaj, Gjimshiti dhe Ajeti. Në mesfushë pritet të luajnë Shehu, Asllani dhe Berisha, ndërsa në krahë Broja dhe Hoxha. Dilema e vetme mbetet në sulm, mes Manajt dhe Dakut.

Takimi me Letoninë shihet si një test delikat për Shqipërinë, pas fitores minimale ndaj Gjibraltarit.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.