18.09.2026
Sport

Silvinjo: Me çdo kusht na duhet fitore ndaj Letonisë

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Silvinjo, deklaroi sot se në ndeshjen kundër Letonisë, ekipi ka nevojë për një fitore të padiskutueshme.

“Nëse nuk fitojmë ndaj Letonisë, dera për Botërorin do të mbyllet përfundimisht”, theksoi trajneri.

Ai pranoi se Shqipëria ka zhvilluar ndeshje të mira, por ka pasur edhe momente dobësie në mbrojtje dhe sulm. Megjithatë, me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Futbollit, ekipi po përgatitet maksimalisht për të marrë rezultatet më të mira në sfidat e ardhshme.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.