03.11.2026
Sport

Kosova trondit Suedinë në Goteborg

Kosova ka arritur një fitore historike në “Ullevi Stadium” të Goteborgut, duke mundur Suedinë 1-0 me golin e vetëm të Fisnik Asllanit në minutën e 32-të.

Skuadra e trajnerit Franco Foda zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer taktike: pas avantazhit, Avdullahu goditi shtyllën, ndërsa mbrojtja dardane përballoi me sukses presionin e suedezëve deri në fund.

Me këtë triumf, Kosova ngjitet në vendin e dytë të Grupit B me 7 pikë, duke forcuar pozitat për në fazën play off të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Në krye mbetet Zvicra me 10 pikë, e ndjekur nga Kosova (7), Sllovenia (3) dhe Suedia (1).

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.