03.11.2026
Rajoni

Osmani akuzon Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet e 12 tetorit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, akuzoi dje Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, përmes blerjes së votës, presionit dhe dhunës.

Ajo kërkoi mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe dënimin e çdo akti që cenon vullnetin e qytetarëve.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë akuza të ngjashme, duke thënë se Beogradi po ndikon në zgjedhje përmes premtimeve për vende pune dhe përfitime financiare.

Në veri të Kosovës, Lista Serbe pritet të rikthejë kontrollin në komunat me shumicë serbe, pas bojkotit të zgjedhjeve të kaluara.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.