
Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të Erion Veliajt, duke i dhënë të drejtën të vijojë detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Vendimi u mor me shumicë votash 5 me 3, duke rrëzuar aktin e qeverisë që shkarkonte Veliajn pas propozimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese anulon gjithashtu dekretin e Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme në kryeqytet.