29.10.2026
Sociale

Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli, paraqitet në SPAK për çështjen e Tunelit të Llogarasë

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, u paraqit mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), i shoqëruar nga avokati i tij, në kuadër të hetimeve për projektin e Tunelit të Llogarasë.

Burime nga seanca hetimore bënë të ditur se Gjylit iu komunikua akuza për “shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”. Takimi me prokurorët zgjati vetëm pak minuta dhe Gjyli nuk dha asnjë koment për mediat.

Në lidhje me të njëjtën çështje, më herët është marrë në pyetje edhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.