29.10.2026
Politike

Kushtetuesja i jep të drejtë Veliajt, rrëzon vendimin e qeverisë për shkarkim

Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të Erion Veliajt, duke i dhënë të drejtën të vijojë detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Vendimi u mor me shumicë votash 5 me 3, duke rrëzuar aktin e qeverisë që shkarkonte Veliajn pas propozimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese anulon gjithashtu dekretin e Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme në kryeqytet.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.