03.11.2026
Rajoni

Kosova në zgjedhje për herë të katërt brenda vitit

Kosova voton sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote janë thirrur në kutitë e votimit për herë të katërt brenda vitit.

Në garë janë 24 subjekte politike me gjithsej 1.180 kandidatë. Tetë prej tyre janë subjekte shqiptare me 624 kandidatë, ndërsa pjesa tjetër përfaqësojnë komunitetet pakicë që garojnë për 20 ulëset e garantuara në Kuvend. Votimi zhvillohet nga ora 07:00 deri në 19:00 në 948 qendra votimi në të gjithë vendin.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të publikojë rezultatet paraprake të subjekteve politike sonte, përpara orës 20:00, ndërsa siguria po garantohet nga Policia e Kosovës dhe rreth 100 prokurorë të angazhuar në terren.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.