03.11.2026
Sport

Përcillet për në banesën e fundit legjenda e gazetarisë sportive

Legjenda e gazetarisë sportive Ismet Bellova përcillet sot për në banesën e fundit, një ditë pasi u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare. Homazhet zhvillohen në hollin e RTSH-së nga ora 10:00 deri në mesditë.

Bellova, zëri ikonik i futbollit shqiptar, ishte për dekada një figurë qendrore e medias sportive dhe komentit radio-televiziv. Komuniteti sportiv dhe ai i medias do t’i bëjnë sot nderimet e fundit në institucionin ku ai kaloi gjithë karrierën.

I lindur në Tiranë më 1 qershor 1934, Bellova u shqua si komentator i dashur për publikun dhe u nderua me tituj të shumtë, mes tyre “Mësues i Popullit”, “Nderi i Sportit Shqiptar”, “Mirënjohja e Tiranës” dhe “Kalorësi i Urdhërit të Flamurit”. Ai mori gjithashtu “Çmimin e Karrierës” dhe “Mikrofonin e Artë” të TVSH-së.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.