03.11.2026
Ekonomi

Rama në Abu Dhabi, fokus te energjia e gjelbër

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku po merr pjesë në Javën e Qëndrueshmërisë “Abu Dhabi Sustainability Week 2026”, një nga forumet më të mëdha globale për energjinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Rama është i pranishëm në samit me ftesë të presidentit të Emirateve, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, dhe pritet të zhvillojë takime në kuadër të bashkëpunimit për energjinë e rinovueshme dhe investimet strategjike.

Forumi mbledh liderë shtetesh, qeverish dhe biznesesh për të diskutuar tranzicionin energjetik, sigurinë energjetike dhe ekonominë e gjelbër. Pjesëmarrja e Ramës vjen në një moment kur Shqipëria synon të zgjerojë partneritetet ndërkombëtare në sektorin e energjisë së pastër.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.