05.11.2026
Rajoni

Bixhozi i paligjshëm, 22 të arrestuar në rajonin e Prizrenit

Policia kontrolloi 20 ambiente në Prizren, Suharekë e Dragash; gjatë operacionit u sekuestruan para, pajisje elektronike, armë dhe municion.

PRIZREN, 5 nëntor – Policia e Kosovës arrestoi 22 persona gjatë një operacioni kundër lojërave të paligjshme të fatit në rajonin e Prizrenit.

Aksioni u zhvillua të mërkurën, pas disa muajsh hetime. Policia kontrolloi 20 ambiente në Prizren, Suharekë dhe Dragash.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan rreth 10 mijë euro, pajisje elektronike, katër armë zjarri dhe municion.

Nëntëmbëdhjetë të dyshuar u ndaluan për 48 orë. Tre të tjerë u liruan dhe do të hetohen në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet nga autoritetet kompetente.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.