05.11.2026
Rajoni

Vrasja e Arlinda Zekajt, aktivistet kërkojnë përgjegjësi për mosveprimet

Aktivistet u takuan me kryeprokurorin e shtetit dhe kërkuan hetim urgjent për veprimet e institucioneve përpara vrasjes së 49-vjeçares.

PRISHTINË, 5 nëntor – Aktivistet që protestojnë pas vrasjes së Arlinda Zekajt u takuan sot me kryeprokurorin e shtetit, Zejnullah Gashi, dhe kërkuan hetim urgjent për veprimet e institucioneve.

Pas takimit, aktivistja Liridona Sijarina tha se do të vazhdojnë kërkesat derisa të sqarohen përgjegjësitë për mosveprimet që, sipas tyre, mund të kenë ndikuar në vrasjen e 49-vjeçares.

Çështja i është përcjellë edhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Zekaj u vra në Pejë në fund të tetorit. Para vrasjes, ajo kishte denoncuar dhunë dhe kërcënime, sipas raportimeve për rastin.

Hetimi për përgjegjësitë institucionale vijon.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.