TIRANË, 11 nëntor – Blerja e një banese në Shqipëri është bërë 76.3% më e vështirë në raport me të ardhurat gjatë dhjetë viteve të fundit.
Sipas përllogaritjeve të revistës Monitor, çmimet e banesave u rritën me 214% gjatë periudhës 2015–2025, ndërsa të ardhurat për frymë u shtuan me 78%.
Kjo do të thotë se një banesë që në vitin 2015 kushtonte sa të ardhurat e dhjetë viteve, në vitin 2025 kushtonte sa të ardhurat e 17.6 viteve.
Në Tiranë, çmimi mesatar i apartamenteve u rrit nga 860 euro për metër katror në vitin 2015 në rreth 1,950 euro në vitin 2025.
Përkeqësimi i raportit mes çmimeve dhe të ardhurave rezulton më i madh se në vendet e BE-së. Krahasimi është orientues, pasi metodat statistikore nuk janë të njëjta.